Si të eleminoni dhimbjen e dhëmbëve përmes metodave natyrale
Dhimbja e dhëmbëve është një shqetësim që gjithmonë ne përpiqemi që si zgjidhje të parë të gjejmë ndihmën e dentistit. Por ekzistojnë dhe mënyra të ndryshme që na ndihmojnë për të shmangur një problematikë të tillë duke përdorur metoda të ndryshme natyrale. Disa nga produktet natyrale që ju ndihmojnë për një eleminim të një dhimbje të tillë janë;

Hudhra
Është një nga mënyrat më të përdorura për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve pasi është një antibiotik natyral dhe lufton infeksionet. Prisni një hudhër dhe nxirrni lëngun e saj, të cilin duhet ta vendosni në dhëmbin ku keni problem dhe në zonën përreth.

Çaji i zi
Ka veti inflamatore falë përmbajtjes së acidit tanik, një substancë e cila është në gjendje të qetësojë dhimbjet. Bustinën e çajit futeni në ujë të nxehtë dhe kur të ketë arritur temperaturën e ambientit vendoseni në dhëmbin që keni problem. Më tej mund të pini edhe çajin.

Majdanozi
Majdanozi është një bimë e cila arrin të qetësojë dhimbjet në dhëmbë. Mjafton të përtypni pak majdanoz dhe ta përsërisni diçka të tillë disa herë në ditë.

Qepa
Lëngu i qepës ka veti të shumta antinflamantore dhe antibiotike, duke garantuar qetësimin e dhëmbëve. Mjafton të vendosni edhe pak qepë në dhëmbë dhe përmes lëngut të saj, do arrini të qetësoheni në pak kohë. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori