Dy supersfidat që ka rezervuar kjo e diel, spikat Vllaznia-Kukësi

Dita e sotme e “Abissnet Superiore” ka rezervuar gjithashtu dy supersfida. Gjithçka nis në orën 17:00, ku në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet Egnatia-Tirana.

Të dy skuadrat duan fitoren e parë në këtë sfidë, me rrogozhinasit që vijnë pas një humbje, ndërsa nga krahu tjetër kryeqytetasit vijnë pas barazimit me Kukësin.

Stafeta i lihet menjëherë supersfidës së javës, e cila do të luhet në “Loro Boriçi” me Vllazninë që do të presë Kukësin në orën 19:30 për të zhvilluar mes tyre “derbin” e veriut.

Asnjëra nga ekipet nuk e ka provuar shijen e fitores, dhe në përballjen mes tyre do të kërkojnë pikët e plota./albeu.com/


Shtuar 28.08.2022 11:04