Si të dallojmë nishanet e rrezikshëm
Nishanet në lëkurë shpesh bëhen dhe shkak që ne të shqetësohemi për shëndetin tonë, por është e rëndësishme që ju të dini disa shenja që tregojnë nëse një nishan është apo jo i rrezikshëm.

Nëse nishanet karakterizohen nga një sipërfaqe e lëmuar, kufij të përcaktuar mirë dhe dimensione të vogla (disa milimetra), atëherë nuk ka vend për dyshime. Shpesh ekziston mundësia që një nishan të kthehet në tumor dhe shqetësimi duhet të fillojë nëse ai ndryshon formë, ngjyrë apo përmasa.

Por përveç ekzaminimit profesional, secili mund të bëjë një kontroll vetjak, i cili bazohet në rregullin e njohur ndërkombëtarisht si ABCDE. Disa nga shenjat për një nishan të shëndetshëm janë;

Asimetria
Nishanet kanë pothuajse gjithmonë formë të rregullt, të rrumbullakët simetrike; një nishan anormal ka formë asimetrike dhe të çrregullt.

Muret anësore
Një nishan e ka të rregullt pjesën anësore, ndërsa një formacion malinj është i çrregullt në formë.

Ngjyra
Një nishan normal ka ngjyrë homogjene, ndërsa ato që mund të shndërrohen në tumor kanë tonalitete të ndryshme të ngjyrës në trajtë njollash.

Evolucioni
Një nishanndryshon me kalimin e kohës: ngrihet më lart se sipërfaqja e lëkurës, ndryshon përmasat apo ngjyrën, duhet ekzaminuar nga dermatologu. /albeu.com/


Shtuar më 16/08/2015, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori