Si të çlodheni pas një dite të ngarkuar me stres
Eshtë fillimi i javës dhe ndiheni të lodhur nga puna?

Më poshtë ju renditim disa këshilla për të çlodhur veten tuaj, pas një dite plot stres dhe lodhje.

Një banjë qetësuese - Shtoni vajra të ndryshme aromatikë, ose në mungesë të tyre, vaj bebesh ose larës trupi. Do të krijoni kështu një mjedis relaksues, që do t'ju çlodhë trupin dhe mendjen.

Bëni manikyr ose pedikyr vetë - Shumica e femrave e gjejnë si aktivitet relaksues një manikyr ose pedikyr në fund të ditës. Nëse nuk keni kohë dhe para për të shkuar në një sallon bukurie, provoni ta bëni në shtëpi.

Provoni Yoga- Mund ta praktikoni edhe në kushte shtëpie. Zgjidhni pozicione të lehta, me të cilat do të relaksoheni.

Silluni si fëmijë - Bëni diçka që e bënit kur ishit fëmijë. Luani një nga lojërat tuaja të preferuara ose dëgjoni këngët, që dëgjonit atëherë.

Shkruani ose lexoni - Hidhini shqetësimet tuaja në letër, nëse nuk keni dikë me të cilin t'i ndani. Leximi është tmerrësisht qetësues dhe jua largon shqetësimet nga koka, dhe pse për pak kohë.

Dëgjoni muzikë qetësuese - Dëgjoni muzikë qetësuese ose kërceni nëpër shtëpi me këngë ritmike. Bëjeni këtë për një orë dhe gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë krejtësisht.

Pini çaj kamomili - Një filxhan çaj kamomili ju qetëson nervat, pas një dite të ngarkuar me stres. Kamomili është qetësues natyror, që përdoret prej mijëra vjetësh dhe që ju ndihmon të flini gjumë lehtësisht. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2017, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori