Si të bëni pluhur kurues nga bërthamat e hurmave arabe, për mëlçinë dhe veshkat
Pëlqej
Shpesh keni dëgjuar për vlerat mjekësore të hurmave të Arabisë, por pak mund të dini se sa kurative janë bërthamat e tyre.

Ndaj, herë tjetër, mos i hidhni, por shndërrojini në një pluhur dobësues dhe kurues për shumë sëmundje, sidomos nëse jeni me diabet, apo mëlçi dhe veshka të dëmtuara.

Bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat, i mbrojnë ato nga toksinat dhe veçanërisht kur janë dëmtuar nga diabeti.

Sepse, këto fara janë të pasura me proanthocianidinë, që mbrojnë mëlçinë dhe veshkat nga dëme të ndryshme, që u shkaktron diabeti apo ndonjë sëmundje tjetër.

Bërthamat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, të cilët kanë aftësi shkatërrimtare ndaj radikaleve të lira dhe në këtë mënyrë, ju mbrojnë nga kanceri.

Ato e mbrojnë organizmin ndaj dëmeve të shkaktuara nga stresi oksidues.

Një studim i kohëve të fundit nxorri në pah potencialin e antioksidantëve të një proteine nga bërthamat, e cila mund të përdoret për të garantuar një shëndet të mirë.

Një tjetër studim, tregoi se bërthamat e hurmave arabike janë të mira kundër radikaleve të lira dhe mund të konsiderohen si një burim i mirë i antioksidantëve natyralë, të dobishëm në përdorimet në mjekësi dhe kozmetikë.

Bërthamat e hurmave arabike janë efikase gjithashtu kundër viruseve patogjene që sulmojnë organizmin.

Ato janë të dobishme në trajtimin dhe parandalimin e shumë infeksioneve nga virozat.

Studimet kanë treguar që ekstrakti i bërthamave në fjalë, ka aftësinë të parandalojë shpërbërjen e qelizave si pasojë e baktereve.

PLUHUR KURUES NGA BËRTHAMAT

Lajini bërthamat dhe lërini të thahen plotësisht.

Ato kanë nevojë për 3 ditë të thahen plotësisht, në varësi të vendndodhjes suaj.

Sapo të jenë tharë, bluajini farat në të njëjtën mënyrë si kokrrat e kafesë.

Pluhurin mund ta shtoni në lëngjet e frutave apo në ëmbëlsira.

Mund edhe ta konsumoni çdo ditë, nga një lugë kafeje, 3 herë në ditë (para vakteve), në rast se ju janë dëmtuar veshkat dhe mëlçia nga diabeti, ose për forcim imuniteti, për frenim kanceri, etj.

SHURUPI I BËRTHAMAVE NË KUSHTET E SHTËPISË

Lajini bërthamat dhe zhytini në ujë për 24 orë.

Më pas, bashkë me ujin futini në mikser, kaq është….

Shurupin e bërthamave të hurmave mund ta përzieni me ujë të vakët me limon dhe ta pini si çaj.

Shurupin mund ta përzieni me mjaltë dhe ta përdorni në vend të reçelit.

Shurupin gjithashtu mund ta përfshini në sallata për më shumë vlera shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori