Si ta përgatisim maskën që zhduk yndyrnën e tepërt nga floku
Flokët e yndyrshëm janë një problem i madh për shumë vajza. Pavarësisht shampove dhe produkteve të ndryshme që kanë si qëllim të zhdukin yndyrnën e tepërt nga flokët, në shumë raste ndodh të mos rezultojnë efikase.

Prandaj këshillohet të përdorni maska dhe përbërës natyral.

Një ndër to është edhe hudhra, e cila sipas ekspertëve të bukurisë ndihmon në eleminimin e yndyrnës së tepërt të flokut.

Përveç të tjerash, hudhra ndihmon edhe në rigjenerimin e flokëve të rënë. Ju mund të përdorni shampo me përmbajtje hudhre për flokë të yndyrshëm ose të përgatisni një maskë me bazë këtë përbërës, por të përgatitur në kushte shtëpie.

Si ta përgatisni:

Në fillim grimconi thelpinjtë e hudhrës, duke i shtypur derisa të nxirrni lëngun brenda tyre. Më pas, lëngun e nxjerrë nga thelpinjtë e hudhrës, vëreni në zonat ku keni më shumë probleme me rënien e flokut, duke e masazhuar për 3 minuta.

Ndërkohë lani flokët me ujë të bollshëm pas 30 minutash, duke i shpëlarë disa herë, derisa të largohet era e rëndë e hudhrës. Kjo është një maskë që përseritet një herë në javë./albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori