Lufta në Ukrainë: Basha thirrje qeverisë Rama: Merr parasysh dy propozimet tona

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ripërsëritur kërkesat e tij ndaj qeverisë, për të ndërhyrë për të lehtësuar financiarisht shqiptarët tani që Ukraina është e pushtuar nga Rusia.

Dy kërkesat e Bashës, “uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi karburantin prej 240 lekësh për litër”.

Postimi i Bashës:

Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër./albeu.com


Shtuar 1.03.2022 09:40