Anulohen dhjetëra fluturime nga dhe drejt Italisë

Një numër i madh fluturimesh në drejtim të Italisë janë anuluar sot për shkak të grevës së personelit të trafikut ajror të Italisë. TIA njofton se gjatë ditës së sotme do të anulohen fluturimet nga Tirana për në Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Romë si edhe fluturimet nga këto qytete për në Tiranë.

“Ju lutemi pasagjerëve qè kanè fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respective për të verifikuar statusin e fluturimit tè tyre para se tè nisen për në aeroport”, njofton TIA.


Shtuar 21.10.2022 12:30