Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale
Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën.

Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Prandaj, merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur.

Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen. Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut.

Sipas të dhënave të agroweb.org, konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar.
Shtuar më 19/10/2020, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori