Kroçera amerikane hyn për herë të parë në ujërat e Shqipërisë, ndalon në Portin e Sarandës (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet e një kroçere gjigante, për të cilën thotë se është amerikane dhe se ka hyrë për herë të parë në ujërat e Shqipërisë.

Më tej kryeministri shkruan se ka ndalur në portin e Sarandës.

“Për herë të parë kroçera amerikane e luksit “Seaborn Sojourn” ka hyrë në ujërat e Shqipërisë, për t’u ndalur në portin e Sarandës”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 10.06.2022 17:48