“Është e rrallë, 2-3 veta e kanë”, Merita Halili flet për sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuan

Merita Halali është një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Ndonëse prej shumë vitesh është larg atdheut, Merita është tepër e lidhur me Shqipërinë.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Expuls” ku ka treguar që vuan nga një sëmundje e cila nuk është shumë e përhapur në Shqipëri.

Këngëtarja ka rrëfyer se ajo vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, ka thënë ajo.