Si po e rrezikoni shikimin me gabimet në përdorimin e lenteve
Të zëvendësosh syzet optike me lente sigurisht ka të mirat e saj. Si përshembull, një shikim periferal të përmirësuar.

Gjithsesi, ashtu si me syzet edhe lentet nuk mund t’i heqësh dhe t’i vësh sa herë të duash, apo t’i hidhni diku para se të flini. Pakujdesira të tilla mund të shkaktojnë infeksione serioze të syrit.

Por ndonëse shumica e përdoruesëve i dinë, ende vazhdojnë të bëjnë gabime të përditshme me lentet e kontaktit. Më poshtë do t’ju kujtojme disa prej më të shpeshtave që duhet t’i shmangni me çdo kusht.

1. Të flesh me lente

Ndosh që disa kompani që prodhojnë lente t’ju këshillojnë që nukl ka asgjë të keqe të flesh me lente, madje është edhe më e sigurtë.

Kështu ju do e keni kthyer në zakon diçka të tillë dhe kur zgjoheni e ndjeni që sytë janë të thatë dhe shikimin e keni të turbullt. Por të flesh me lente nuk është aspak e këshillueshme për sytë. Gjatë natës ato mund të irritohen dhe mund të ndiheni të parehatshëm. Mbi të gjitha lentet mund të marrin baktere të ndryshme që bëhen më pas vatër infeksionesh.

2. Të bësh dush apo të notosh me lentet në sy

Uji i detet apo shkuma e dushit do t’ju irritojë sytë. Infeksionet që mund të vijnë si pasojë e këtij gabimi, mund të jenë kaq të rënda sa t’ju çojnë deri në verbim.

3. Përdorimi i ujit të pafiltruar për të larë lentet.

Një veprim i tillë mund të shkaktojë probleme serioze tek sytë tuaj. Uji i çezmës mund të jetë i pastër mjaftueshëm për t’u pirë, por nuk është steril. Lentet e kontaktit duhen larë vetëm me solucionin e tyre përkatës.

4. Të vazhdosh t’i mbash ndonëse afati ka kaluar.

Mund të duket sikur kështu keni kursyer disa të holla, por jo. Përveçse duhet të pastrohen çdo ditë, ato duhen ndërruar çdo tre muaj. Nëse vazhdoni t’i mbani për një kohë të gjatë, infeksioni është i pashmangshëm.
Shtuar më 31/03/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori