Del fotoja e fundit Silvio Berlusconit para se të ndahej nga jeta

Ditën e sotme në Milano të Italisë mbahet funerali i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, teksa qeveria ka shpallur zi kombëtare.

Miliarderi italian ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare mëngjesin e së hënës, pasi muajt e fundit ishte përballur me disa probleme shëndetësore.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës u publikua në mediat italiane fotoja e fundit e “Kavalierit” para se të shtrohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar.

&

Në të, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.

Ai nuk duket në gjendje të mirë, por “po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë”, komentoi pronari i lokalit.


Shtuar 14.06.2023 10:10