Si ndikon duhanpirja në shfaqjen e kancerit?
Më shumë se 40 lëndë kimike që shkaktojnë kancer ndodhen në tymin e cigareve.

Duhani përmban substanca kancerogjene të cilat ndikojnë në materialin gjenetik të qelizave të ADN-së, material i cili është rregullator i funksionit të duhur të tyre.

Dëmtimet e ADN-së shkaktojnë shumëfishim/përhapje të pakontrolluar të qelizave, dhe për pasojë shfaqet kanceri. Duhanpirja e dëmton sistemin imunitar dhe mekanizmat mbrojtës bien.

Pasi është shfaqur kanceri, a ka më vlerë të lihet duhani?

Studimet tregojnë se lënia e duhanit përmirëson reagimin e organizmit ndaj terapisë, si për kimioterapinë ashtu edhe për radioterapinë, si dhe redukton efektet anësore ndërkohë që plagët kirurgjikale shërohen më lehtë.

Gjithashtu, rreziku i rikthimit të kancerit dhe shfaqja e një forme kanceri tjetër në organizëm ulet.

Lënia e duhanit sigurisht është veprimi më i mirë që mund të bëhet për sa i përket parandalimit të kancerit. Nëse ju lini duhanin, në çdo lloj moshe, rreziku për shfaqjen e kancerit të mushkërive reduktohet vazhdimisht me kalimin e viteve.

Dhjetë vjet pas lënies së duhanit, rreziku i prekjes nga kanceri i mushkërive përgjysmohet.

Kurrë nuk është vonë…
Shtuar më 04/09/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori