Një lajm jo fort i mirë për nënat që kanë kaluar nëpër këtë procedurë…
Pyetni ndonjë nënë të re pas
lindjes se si e kanë përjetuar seksin (zakonisht rreth gjashtë javë pas
lindjes), dhe sigurisht që përjetimi i tyre nuk ka qenë edhe aq i këndshëm – e tëra kjo ndodh si pasojë e lodhjes së nënave nga lindja, si pasojë e thatësisë
vaginale si dhe e ndryshimeve hormonale.
Për disa gra, marrëdhëniet e dhimbshme mund të vazhdojnë për muaj me radhë. Sipas një studimi shpjegohet se kjo
dhimbje varet nga mënyra e
lindjes, duke pohuar se nënat që i nënshtrohen prerjes
cezariane ose
lindjes vaginale me vakuum, kishin shanse më të larta të përjetonin
dhimbje gjatë marrëdhënieve
seksuale edhe 18 muaj pas
lindjes, raporton femra.net
Studimi i publikuar në revistën për obstetrikë dhe gjinekologji, ka sqaruar disa faktorë për shkaktimin e dhimbjes së nënave të reja – një gjendje mjekësore e njohur si dyspareunia. Ekipi hulumtues ka investiguar 1244 gra shtatzëna, duke u kërkuar atyre të përgjigjen në lidhje me marrëdhëniet e tyre me partnerin dhe jetën e tyre
seksuale. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët para
lindjes dhe pas
lindjes, në tremujorin e parë, gjashtëmujorin, dymbëdhjetë mujorin dhe 18 mujorin pas
lindjes.
Rezultatet treguan se gratë që kishin prerje
cezariane apo lindje
vaginale me vakum (një pajisje që ndihmon drejtimin e kokës së foshnjes nga kanali i
lindjes) kishin më shumë gjasa të raportonin marrëdhënie
seksuale të dhimbshme deri 18 muaj pas
lindjes.
Pra, seksi mund të duket një gjë e së kaluarës nëse shihni një nënë në sallën e operacionit me prerje
cezariane ose lindje
vaginale me vakuum? Në asnjë mënyrë. Së pari, hulumtimi tregoi se nuk ndikonin vetëm këto faktorë për
dhimbje gjatë raportit seksual pas
lindjes, por u zbulua se disa nga gratë kishin përjetuar
dhimbje edhe para se të ngelnin shtatzënë.
Përfundimi: është mëse normale të mos shijoni kënaqësinë
seksuale pas
lindjes, pa marrë parasysh se një pasardhës ka dalë nga trupi juaj. Dhe, mënyra e
lindjes së foshnjes duhet të bazohet në atë që është më e mirë për ju dhe shëndetin e fëmijës suaj. Por, nëse kalojnë gjashtë muaj
dhimbje dhe gjërat nuk ndryshojnë, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj. Në ndërkohë, përdorni ndonjë lubrifikant dhe përgatituni për aksion sapo të jetë trupi juaj gati./femra.net/
Shtuar më 21/01/2017,
ora 14:31