Si duhet ta hamë bananen me apo pa lëkurë
Bananja shpesh kemi dëgjuar se ka një rëndësi të veccantë në shëndetin tonë, dhe është e rëndësishme që ajo të hahet e paqeruar. Lëkura është një burim I mirë vitaminash dhe ushqyesish shtesë.

Përveç kaliumit që ndihmon për të balancuar elektrolitet dhe rritjen e qelizave, lëkurat e bananeve janë një burim fantastik magnezi (për një zemër të shëndetshme dhe sistem imunitar të fortë), fibrash (për shëndetin e shtyllës kurrizore) dhe vitaminash B12 dhe B6 (për metabolizmin dhe qeliza të forta).

Lëvorja e bananes përmban triptofan, një përbërës kyç në prodhimin e serotoninës, substancë e cila ndihmon në parandalimin dhe luftimin e depresionit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

Sipas dr Anne Daniels, nga shoqata e të ushqyerit në Britani, thuhet se lëkura e bananes përmban fije dietike që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Lëkurat e bananeve të papjekura janë të trasha, me shumë fibra dhe të hidhura. Duke u pjekur, lëkura iu hollohet dhe bëhet më e ëmbël, duke i bërë ato të përshtatshme për konsum. Një nga mënyrat për ta konsumuar më mirë është nëse e skuq lëkurën apo e zien për gati 10 minuta.

Megjithëse nuk është një shije aspak e këndshme, ekspertët sugjerojnë që t'i hani bananet bashkë me lëkurën sepse do të sillte një sërë përfitimesh shëndetësore. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2015, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori