Shurupi i misrit po shkatërron organizmin tonë
Shurupi i misrit është ëmbëlsuesi më i lirë në treg dhe gjendet në një pafundësi produktesh.

Ka përmbajtje të lartë fruktoze dhe është një produkt ushqimor industrial qe nuk i ngjan aspak substancave natyrale. Ky shurup merret nga misri nëpërmjet një proçesi shumë sekret që vetëm disa njerëz në industrinë përkatëse e dinë.

Konsumatorët shqiptarë e kanë rritur konsumin e këtij shurupi ( të marrë kryesisht nga pijet e ëmbëlsuara dhe ushqimet e përpunuara) nga zero që ishte në vitet 90 në pothuaj 20 kilogramë për person në vit.
Kjo përllogaritje bazohet në sasinë mesatare të pijeve me sheqer dhe ushqimeve të përpunuara për frymë në vendin tonë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, nivelet e obezitetit janë trefishuar dhe shfaqjet e sëmundjeve të diabetit janë pesë fishuar. Ndoshta, ky shurup nuk është faktori i vetëm, por sidoqoftë roli i tij nuk duhet injoruar.

Prodhuesit më të mëdhenj të botës të sheqernave raportojnë se 55% e ëmbëlsuesve në pijet e tyre është në fakt shurup misri, megjithatë burime të pavarura informacioni kanë treguar që shpesh shurupi i misrit përbën 78% të sheqerit në pijet e paketuara, shkruan Agroweb.org.

Shurupi i misrit gjendet pothuaj në çdo ushqim të një cilësie të ulët e të varfër nga ana shëndetësore. Ky shurup çrregullon metabolizmin dhe shkakton rritjen e oreksit, shtimin në peshë, diabetin, sëmundjet e zemrës, kancer, sklerozën dhe shumë të tjera.

Sipas Agroweb duhet të shmangni produkte që përmbajnë shurup misri (që në etiketat e huaja njihet në termin HFCS) sepse ato janë tregues i një ushqimi të një cilësie të ulët, pa vlera ushqimore, të përpunuar në mënyrë industriale, me kalori boshe dhe elementë artificialë. Qëndroni larg këtij shurupi nëse doni të jeni të shëndetshëm./Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori