Sulm me raketa në stacionin hekurudhor në Ukrainë, mbi 30 të vrarë dhe qindra të plagosur (VIDEO)

Një sulm me raketa raportohet të ketë ndodhur në Ukrainë, në një stacion hekurudhor.

Sipas burimeve, bëhet me dije se më shumë se 30 ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur nga sulmi me raketa në Donetsk.

Mijëra civilë ishin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore që u godit, tha guvernatori i Donetsk.

Ata kishin tentuar të evakuoheshin nga zona ku pritet të përshkallëzohet konflikti. Dy raketa ruse goditën stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore.

Stacioni përdoret për evakuimin e civilëve nga zonat e sulmuara nga trupat ruse.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja janë tronditëse. Viktimat shihen në tokë, ndërsa pranë tyre valixhet./abcnews.al