Shpikja që mund të lerë dentistët pa punë, dhëmbi riparohet pa dhimbje
Shkencëtarët kanë zbuluar një masë që mund të sulmojë prishjen e dhëmbëve, pa duruar dhimbjet e tmerrshme te dentisti.

Ajo vendoset brenda në dhëmb dhe zëvendëson mbushjet me amalgam. Ai është një sfungjer i biodegradueshëm, i cili pasi zhytet në një medikament të quajtur ‘tideglusib’. Kjo masë është krijuar në mënyrë të tillë që të sulmojë prishjen e dhëmbëve.

Sipas një artikulli të botuar në ‘metro.co.uk’, zbulimi do të jetë një nga mënyrat më të mira për ata që tmerrohen nga dentistët.

Profesori Paul Sharpe autori kryesor i grupit të punës që udhëhoqi studimin në Londër tha se “pothuajse të gjithë njerëzit përjetojnë prishje të dhëmbëve në një kohë të caktuar – shumë njerëz trajtohen çdo ditë për këto probleme. Metoda jonë krijon diçka shumë të thjeshtë, shumë të shpejtë dhe të lire”, përcjell shije.al.

Megjithatë, sipas artikullit te ‘metro.co.uk’, njerëzit sërisht duhet të shkojnë te dentist për të larguar gjithë pjesën e prishur të dhëmbit, sërish me turielë.
Shtuar më 23/05/2017, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori