Shokohen mjekët, foshnja lind me dhëmbë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një foshnje ka shokuar mjekët sikurse edhe familjen e saj pasi lindi me dy dhëmbë të formuar. Ndërsa e ëma e saj është shprehur se kjo është edhe e trashëguar pasi edhe anëtarë të tjerë kanë lindur me dhëmbë, kjo gjë aktualisht përbën një shqetësim për të.

Nëna e vajzës së vogël është rrëfyer më tej se dhembët i'a kanë hequr tre ditë pasi ajo lindi, ndërsa pritet të shihet në vazhdimësi se si do të jetë gjëndja shëndetësore e saj. Ajo ka pranuar se është e shqetësuar në lidhje me ushqyerjen me gji të vajzës së saj.

Rose Esme Pullen shtangu infermieret dhe mamanë e saj në Spitalin Universal të Wales në Cardiff me dhëmbët e saj të qumshtit. Rose lindi në orën 09:58 të mëngjesit në datën 22 gusht, me peshë 3.2 kilogram dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e spitalit me dhëmbët e saj.

Foshnja Rose nuk është e para në familje që lindi me dhëmbë, pasi dhe gjyshja e saj nga ana e nënës kishte lindur me një dhëmb të përparmë. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori