Shmangni sëmundjet me çajin jeshil
Pëlqej
Çaji jeshil, i pasur me antioksidantë dhe përbërës zbutës mund të përdoret edhe si produkt bukurie. Padiskutim që gjen përdorim për të qetësuar sytë. Kafeina e çajit jeshil zvogëlon enët e gjakut dhe eliminon xhepat dhe rrudhat poshtë syve. Teksa kur shkojmë në plazh dhe nuk i kushtojmë vëmëndje lëkurës sonë, një maskë ideale do të ishte ajo me çajin jeshil.

Çaji jeshil neutralizon dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravioletë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon për rigjenerimin e lëkurës së djegur. Jo vetëm kaq, por gjen përdorim gjerësisht edhe për shpëlarjen e flokëve. Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe vitaminat E dhe C i bëjnë ata më me shkëlqim. Hidhni 3-4 bustina çaji jeshil në gjysmë-litri ujë dhe shpëlajini flokët pas larjes me shampo.

Për një lëkurë të butë, ideale do të ishte çaji, kjo kur bëhet bashkë dhe me mjalt. Pasi keni pirë çajin jeshil, merrni gjethet dhe përziejini me mjaltë, për të bërë një maskë, e cila e bën lëkurën shumë të butë. Pasi përmendëm flokët, fytyrën, ideale do të ishte edhe për dhëmbët.

Kthejeni çajin jeshil në pastë dhëmbësh, duke i lënë gjethet të ziejnë 30 minuta në ujë. Pastaj, kullojini gjethet dhe përziejini me sodë buke. Kjo masë e përftuar parandalon erën e pakëndshme dhe mikrobet që shkaktojnë pllakën dentare. /albeu.com/





Shtuar më 29/09/2014, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori