Shmangni dhimbjen e qafës me këto tre ushtrime të thjeshta
Dhimbja e qafës ndonjëherë është vërtetë e padurueshme, ndonjëherë na bën të ndjehemi keq kur ndodhemi në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh një ditë normale pasi duket si një peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve.

Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur. Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur, mbajtja e takave të larta, artrozat apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhimbje në këtë pjesë të trupit.

1.Mundohuni ta vendosni pajisjen përpara syve, që të shmangni përkuljen e kokës.

2.Nëse ndodheni në tavolinë, mbështeteni pajisjen diku, që ajo të qëndrojë lart, në vend që ta lini shtrirë, dhe kudo që të jeni, bëni pushime të shkurtra duke ngritur kokën, me qëllim që të çlodhni muskujt e qafës.

3.Bëni ushtrime të thjeshta, si: ktheni kokën sa majtas-djathtas, sikur shikoni përtej supeve, apo përkuleni anash, sepse këto lëvizje të natyrshme çlodhin muskujt./albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori