Shkencëtarët zbulojnë shkakun e rënies së flokëve tek meshkujt
Rritja e ndotjes së ajrit, sipas shkencëtarëve lidhet ngushtë me një fenomen i cili ka prekur një pjesë të mirë të popullsisë në mbarë botën.

Rënia e flokëve, sidomos tek meshkujt, konsiderohet prej tyre si një problem i madh, i cili së fundmi është zbuluar, se lidhet ngushtë me ndotjen e ajrit, kjo pasi tymi që shkakton ndotjen, shkatërron gjithashtu një proteinë, e cila ndikon në rritjen e flokëve, sipas Akademisë Europiane të Dermatologjisë.


Shkencëtarët morën në studim, qelizat nga skalpi i njeriut në bazën e folikulave të flokëve, të njohur si qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, të prekura nga nivele të ndryshme të ndotjes.

Njëzet e katër orë më vonë ata testuan monstrat, për të zbuluar nivele specifike të proteinave në qeliza. Studiuesit zbuluan se prania e pluhurit dhe grimcave me naftë, kishte ulur nivelet e proteinave përgjegjëse për rritjen e flokëve, të ashtuquajtura beta-katenin dhe morfogjenezën. Kjo do të thoshte që sa më i madh të jetë niveli i ndotësit, aq më i madh është konstatuar ulja e proteinave.


Studiuesi kryesor Hyuk Chul Kwon, nga Qendra e Kërkimit të Shkencës për të Ardhmen në Korenë e Jugut, është shprehur se:

“Ndërsa lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve serioze si kanceri, problemet me frymëmarrjen si dhe sëmundjet kardiovaskulare, është mjaft e ngushtë, e njëjta gjë ndodh dhe me rënien e flokëve.

Në të vërtetë, kjo është një sëmundje e cila ka prekur një numër të madh njërëzish, dhe studimi ynë shpjegon pikërisht mënyrën sesi ndërvepron ndotja e ajrit në qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, duke treguar se si ndotësit më të zakonshëm të ajrit çojnë në humbjen e flokëve.”

Rënia e flokëve, ka qenë një problem i cili shqetësonte më së shumti gratë, por vitet e fundit, gjithnjë e më tepër kemi vënë re së një numër i madh meshkujsh, preket nga kjo sëmundje, pavarësisht moshës.

Fatmirësisht, kjo është një sëmundje e kurueshme, nëpërmjet mjekimeve parandaluese por dhe falë, qoftë zhvillimeve shkencore dhe mjekësore së fundmi, të cilat bëjnë të mundur mbjelljen e flokëve.
Shtuar më 10/10/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori