Polici grushton 19-vjeçaren, momenti kur e rrëzon në mes të rrugës po bën namin në rrjet (VIDEO)

Videoja e një arrestimi brutal në Harlem në New York është bërë virale, duke fituar dhjetëra mijëra shikime në mediat sociale. Pamjet tregojnë një arrestim kaotik që bëhet edhe më kaotik pasi gruaja në fjale, e identifikuar si 19-vjeçarja Tamani Crum, përballet me një oficer teksa po arreston një burrë që thuhet se ajo e njeh.

Sipas mediave të huaja oficerët po përpiqen të arrestojnë James Elvin, ky i fundit akuzohet për tentativë vrasje, sipas autoriteteve.

Vajza shtyn njërin nga policët dhe ai kthehet dhe e godet me grusht duke bërë që ajo të rrëzohet në tokë. Ishte e paqartë nëse ajo goditi kokën në trotuar, por ajo dukej se ishte e trullosur dhe mbante fytyrën me të dy duart ndërsa njerëzit në turmë bërtisnin.

Policia ishte e shpejtë për të mbrojtur oficerin, duke vënë në dukje se ai kishte një armë dhe se përpjekja e Tamanit për të ndaluar arrestimin mund të kishte qenë fatale. Ata gjithashtu pretendojnë se 19-vjeçarja e sulmoi dhe e goditi atë. Aktivistët e dënuan videon pasi shumë përdorues të mediave sociale reaguan ashpër ndaj këtij gjesti.