Rusia akuzon Ukrainën se po planifikon sulm bërthamor: Duan të na akuzojnë ne

Rusia ka pretenduar se Ukraina po planifikon të organizojë një incident bërthamor dhe të fajësojë Moskën përpara një takimi të Kombeve të Bashkuara, pa ofruar prova.

Që nga fillimi i pushtimit, Rusia ka akuzuar vazhdimisht Kievin për planifikimin e operacioneve të “flamurit të rremë” me armë jo konvencionale, duke përdorur materiale biologjike ose radioaktive. Asnjë sulm i tillë nuk është realizuar.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se substanca radioaktive ishin transportuar në Ukrainë nga një vend evropian dhe Kievi po përgatiste një “provokim” në shkallë të gjerë.

“Qëllimi i provokimit është të akuzojë ushtrinë ruse se pretendohet se ka kryer sulme pa dallim në objektet e rrezikshme radioaktive në Ukrainë, duke çuar në rrjedhje të substancave radioaktive dhe ndotje të zonës”, thuhet në deklaratë.

Ukraina dhe aleatët e saj i kanë hedhur poshtë akuzat si një përpjekje cinike për të përhapur dezinformata dhe ka akuzuar Moskën se po planifikon incidente vetë në një përpjekje për të fajësuar Ukrainën. /albeu.com


Shtuar 19.02.2023 18:55