Shifra alarmante, duhani vret një person çdo gjashtë sekonda
Duhani vret një person çdo gjashtë sekonda në botë. Kjo shifër alarmante është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila sjell në vëmendje dëmin që shkakton, në ditën botërore kundër duhanit.

Lidhur me shtimin e dozës së duhanpirjes, Organizata Botërore e Shëndetit ka sugjeruar në të gjitha vendet e botës, që të rriten taksat mbi duhanin. Kjo masë pretendohet që të inkurajojë duhanpirësit ta lënë si dhe të parandalojë rritjen e personave të tjerë, që krijojnë varësi ndaj cigareve. Sipas OBSH, brenda tre viteve të ardhshme, me një rritje të taksave në masën 50%, numri i konsumatorëve do të ulej në 49 milionë, duke shpëtuar 11 milionë jetë njerëzish në të gjithë botën. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2014, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori