Shërimet nga "këpurdha tibetiane"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kjo bimë vjen nga shumë larg , ajo është kërpudha tibetiane. Kështu quhet receta që po përhapet së fundmi në vendin tonë, ardhja e së cilës ende nuk ka autor e bashkë me të një fletë formati, ku janë shënuar të gjitha mënyrat e përdorimit të kurës, vetitë kuruese të saj si dhe përgatitjen e recetës.

Ajo duket tamam si një legjendë e largët, nga e cila njerëzit presin shpëtimin, shkruan Shqipmedia.

Përse përdoret kërpudha tibetiane:

- Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit
- Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut
- Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës
- Pastron rrugët e kalimit të lëngut biliar (të fshikëzës së tëmthit) dhe tret gurët e formuar aty
- Shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare
- Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat
- Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin
- Rregullon tensionin e gjakut
- Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave
- Pengon plakjen e shpejtë
- Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi
- Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën.

Kosi prej kërpudhe

Nuk ka as erë as shije të ndryshme nga kosi që blemë apo zëmë nëpër shtëpi, vetëm se nuk është si ai që “pritet me thikë”. Lela, gruaja që përdor kërpudhën tibetiane, na tregon se si ajo përgatit kosin që e pi çdo natë në vend të ilaçeve. “Në një enë hedh 250 gram qumësht të pazier që duhet të jetë në temperaturën e ambientit, është e këshillueshme që qumështi të mos ketë shumë yndyrë. Pas kësaj, fus në enë kërpudhën, dhe enën e mbuloj me napë. Pas 24 orësh heq napën dhe qumështi është i kthyer në kos” – vijon Lela, duke shtuar se kërpudhën e shpëlan me ujë të bollshëm dhe e rifut sërish në qumësht. Ajo nuk nguron të na shpjegojë se, kjo kërpudhë nuk duhet të takojë në metal.
Shtuar më 03/05/2012, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian