Shenjat që tregojnë se duhet të hani më shumë për të rënë në peshë
Pëlqej
Mendojeni ushqimin si nxitës të trupit; ai përshpejton metabolizmin, duke bërë të mundur kështu edhe rënien në peshë. Kur nuk hani mjaftueshëm, trupi përdor fillimisht ushqimin si furnizues, më pas kthehet tek yndyra që ka ruajtur për energji. Por, kufizimi i kalorive për një kohë të gjatë e rikthen trupin në “gjendjen e urisë” dhe fillon të absorbojë indet dhjamore të muskujve për të marrë energjitë e ruajtura. Përfundimisht, kështu mund të ngadalësohet metabolizmi, duke e bërë më të vështirë rënien në peshë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, gratë duhet të konsumojnë të paktën 1200-1500 kalori çdo ditë. Nëse merrni më pak se aq kalori, trupi fillon ta ketë më të vështirë që të kryejë funksionet biologjike bazike, që na mbajnë të shëndetshme. Nuk jeni të sigurt nëse numri i kalorive që merrni çdo ditë është i duhuri? Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se nuk po ushqeheni mjaftueshëm sa të vini re ndryshime në peshore.

Mendoni për ushqimin gjatë gjithë kohës

Nuk arrini të përqendroheni në punë sepse e keni gjatë gjithë kohës mendjen se me çfarë do të ushqeheni? Konsumimi i ushqimeve të shpejta dhe të shëndetshme gjatë mesvakteve ndihmon në rritjen e dozës kalorike që merrni çdo ditë, kështu nuk do ta keni më mendjen tek ushqimi por do të fokusoheni tek puna.

Për të mbajtur larg urinë dhe mbingopjen, ekspertët sugjerojnë që të kombinoni një ushqim të pasur me proteina dhe një tjetër me fibra. Një copë djathë ose një grusht me fruta të thata të shoqëruara me një frut plotësojnë këtë kusht.

Anashkaloni vaktet ose mesvaktet

Anashkalimi i mëngjesit dhe ngordhja për të ngrënë derisa të vijë dreka nuk është suksesi i rënies në peshë. Padyshim që ju duhet të mbani nën kontroll kaloritë për të humbur peshë, megjithatë psikologjikisht do të ndiheni vazhdimisht të privuar nëse merrni shumë pak kalori. Kështu do të duhet të prishni dietën më vonë.

Për të arritur objektivin e rënies në peshë, Young ju sugjeron që të konsumoni 3 vaktet kryesore dhe dy mesvakte,ku duhet të përfshini burime të shëndetshme të kalorive, si produkte të freskëta, mish pa dhjamë, yndyra të shëndetshme dhe drithëra.

Ju është vonuar cikli menstrual

Nëse humbisni peshë normalisht, nuk do të vini re ndryshime në ciklin menstrual. Por, nëse nuk konsumoni mjaftueshëm kalori, mund të keni çrregullim të ciklit menstrual.

Keni dhimbje të tmerrshme të kokës

Truri kontrollon glukozën në gjak, e cila formohet nga karbohidratet që konsumoni. Duke kufizuar numrin e kalorive dhe karbohidrateve më shumë seç duhet, truri do të fillojë të ndiejë mungesën e energjisë. Të dridhurat, marramendja ose dhimbjet e kokës për shkaqe të pashpjegueshme janë shenja që tregojnë se nuk po ushqeheni mjaftueshëm dhe nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të ulëta. Thjesht shtimi i më shumë kalorive dhe karbohidrateve në dietë do të ndalojë dhimbjet e kokës, dhe mund të humbisni gjithashtu edhe peshë më shpejtë.

Ideja për t’u stërvitur ju shton edhe më shumë dëshirën për të marrë një sy gjumë

Nëse vetëm ideja që keni kohën e stërvitjes ju shton dëshirën për të marrë një sy gjumë, atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese se nuk po ushqeheni mjaftueshëm. Kur nuk merrni mjaftueshëm energji nga ushqimet, do të filloni të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk keni aspak dëshirë dhe nerva për t’u stërvitur.


Jeni gjatë gjithë kohës të nevrikosur

Të gjithëve ne na ka ndodhur të përballojmë ndjesinë e “urisë” ndërkohë që kemi pritur sa të bëhet darka, kështu që mund ta kuptojmë shumë mirë arsyen përse acarohemi kur jemi të uritur. E njëjta gjë ndodh edhe kur kufizoni numrin e kalorive më shumë seç duhet.

Ushqimet ju duken të pashijshme

Nëse mjaftoheni vetëm me një sallatë të vogël për darkë, do të filloni të ndiheni bosh dhe do të dëshironi të hani më shumë. Por, nëse e mbushni pjesën tjetër të pjatës edhe me drithëra, yndyra të shëndetshme dhe proteina, do të keni më pak dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira. Plus që do të mund t’i siguroni trupit lëndët ushqyese të nevojshme. /Gazeta Shëndeti
Shtuar më 19/05/2017, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori