Shenjat që ju tregojnë se Universin e keni në anën tuaj
Nëse nuk jeni të njohur me "Ligjin e tërheqjes", është koncept se ju tërhiqni të njëjtën energji që çlironi. Nëse vazhdimisht mendoni negativisht, ankoheni për rrethanat tuaja ose mbani një qëndrim pesimst, ky është lloji i energjisë që do të tërhiqni rreth vetes.

Nëse e zhvendosni vëmendjen te gjërat pozitive në jetën tuaj, do të keni përvoja më pozitive. Do të vini re gjërat e mira përreth jush, në vend të të këqijave. Është një koncept mjaft i thjeshtë, por me të cilin shumë njerëz kanë probleme.

Këtu janë gjashtë shenja që Ligji i Tërheqjes është në anën tuaj:

1. Jeni të hapur ndaj ndryshimit

Kur ju ndërtoni mure rreth vetes, ju vetëm kufizoheni. Marrja e një vendimi për t’u përqendruar në gjërat e mira në jetë mund t’ju japë kurajën që ju nevojitet për të ndërmarrë një hap drejt të panjohurës, apo ndryshimit. Nëse vini re se jemi më guximtarë se më parë, kjo është shenjë se Ligji i Tërheqjes po ju nxit të dilni nga zona e sigurisë.

2. Ndjeni më shumë energji pozitive në jetën tuaj

I gjithë negativiteti do të fillojë të zbehet kur filloni të përqendroheni në bekimet tuaja. Pa atë energji negative që ju rëndon e ju merr për poshtë, do të ndjeheni më të lumtur dhe më të emocionuar.

3. Ju jetoni në të tashmen

Nëse Ligji i tërheqjes është në anën tuaj, me siguri keni mësuar rëndësinë e momentit aktual. Ndërsa të gjithë të tjerët e kanë kokën pas nga e kaluara ose shqetësohen për të ardhmen, ju e keni të gjithë vëmendjen tuaj në atë që po ndodh përpara jush.

4. Gjërat e mira vazhdojnë t’ju ndodhin

Kur jeni optimist dhe keni një këndvështrim më pozitiv për gjërat që ndodhin rreth jush, mund të vini re se do të vazhdojnë t’ju ndodhin gjërat e mira. Ju takoni njerëz në kohën e duhur, ju përjetoni gjëra të reja etj.

5. Ju kërkoni zgjidhje për problemet tuaja

Kur filloni të përqendroheni në gjërat pozitive në jetën tuaj, problemet tuaja fillojnë të duken pak më të vogla. Nëse Ligji i tërheqjes po punon për ju, ju kërkoni zgjidhje për problemet tuaja kur ato lindin, në vend që ta harxhoni kohën tuaj duke u ankuar për rrethanat tuaja.
Shtuar më 27/01/2021, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori