Sipas mjekëve një ndër simptomat që duhet të alarmojë pacientin për qeliza kancerogjene janë
nyjet limfatike të zgjeruara.
Nyjet limfatike janë me të vërtetë një pjesë e rëndësishme e sistemit limfatik dhe imunitar dhe ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. Ato janë mjaft të vogla dhe bëjnë transferimin e lëndëve ushqyese nëpër të gjithë gjakun dhe indet. Zakonisht zgjerimi i tyre nuk shkakton
dhimbje dhe prandaj nuk mund të vihen re shpejt.
Fryrja e nyjeve
limfatike mund të lidhet edhe me probleme të vogla shëndetësore që nuk paraqesin asgjë serioze. Për shembull kur mund të keni
dhimbje fyti nga e ftohura, mund t’ju
fryhen pak
nyjet limfatike në zonën e qafës. Por ndonjëherë ato mund të paraqiten edhe si shkak i inflamacioneve të rënda, dëmtimeve apo edhe kancerit, shkruan Express.
Nyjet limfatike mund të zgjerohen në disa centimetra, deri në sa një kokërr qershi, por kur
fryhen 2¬3 herë më shumë se kaq atëherë mund të tregojë për një problem të rëndë shëndetësor, zakonisht për kancer.
Situata quhet më e përkeqësuar kur këto “gunga” shfaqin
dhimbje apo ndjeshmëri kur i prekni, kur qëndrojnë të enjtura për një kohë të gjatë, kur shoqërohen me simptoma të tjera si lodhje kronike, kollë, të dridhura, temperature etj./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 10:10