Manchester United dhe Arsenal pas Osimhen, Napoli i vendos çmimin

Victor Osimhen është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit napolitan.

Deri më tani për këtë sezon, sulmuesi nigerian ka luajtur për Napolin 25 ndeshje, ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 4 herë. Sulmuesi 23-vjeçar është një bomber i vërtetë, dhe për këtë arsye Arsenal dhe Manchester United kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli ka mësuar se këto dy klube të mëdha janë të interesuara për nigerianin, kështu që ata i kanë vendosur çmimin.

Cilido ekip që kërkon të transferojë Osimhen, do duhet të paguajë 120 milionë euro në arkat e Napolit./h.ll/albeu.com