SHBA, me foto shokuese për lënien e duhanit
5 kompani të mëdha të prodhimit të duhanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një çështje kolektive ndaj Food and Drug Administration (FDA) që do të stampojë në paketat e cigareve foto horror mbi dëmet që vijnë nga duhani.

Në Europë ka hyrë në fuqi ligji për stampimin e detyrueshëm në paketa të paralajmërimit mbi rrezikun e duhanit, ndërsa në SHBA do të hyjë në shtator të vitit 2012">2012. Por, për kompanitë e duhanit, foto të tilla janë antikushtetuese.

“Qeveria mund të kërkojë vendosjen e paralajmërimeve, por nuk mund të lejojmë që paketat të kthehen në objekte për fushatën anti-duhan të qeverisë”, është shprehur Floyd Adams, avokati i kompanive.
Shtuar më 18/08/2011, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori