Shafrani, rrushi i kuq dhe mollët, kombinimi perfekt kundër kancerit
Pëlqej
Konsumimi i shafranit, rrushit të kuq dhe mollëve mund t’u ndihmojë njerëzve kundër kancerit të prostatës, thuhet në studimin e fundit.

Studimi jep fakte se, minjtë që ishin ushqyer me këta përbërës ishin në gjendje që t’i lënë qelizat kancerogjene në prostatë që të “vuajnë urie”. Kur konsumohen të kombinuara, përbërësit mund të vrasin qelizat kancerogjene, duke parandaluar tumoret, që të marrin përbërësit, që ju nevojiten për t’u rritur.

Konsumimi i ushqimit të rregullt me këta tre përbërës në masë të madhe sipas shkencëtarëve, ul rrezikun te meshkujt për t’u prekur me kancerin në prostatë. Edhe studimet paraprake kanë thënë se janë një numër i përbërësve natyralë, që mund ta reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës.

Studiuesit kishin analizuar 142 përbërës natyralë për të gjetur se cilët e shkatërrojnë kancerin. Hulumtuesit kanë gjetur dëshmi se tre përbërës ishin më efektivët në vrasjen e qelizave kancerogjene. Bukuria e këtij studimi ishte se ekspertët ishin në gjendje të parandalojnë rritjen e tumoreve në minj pa helme.
Shtuar më 23/06/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori