U qëllua në kokë nga talebanët, vajza pakistaneze lë spitalin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Vajza pakistaneze, e cila u qëllua tre muaj më parë nga talebanët ka lënë të premten spitalin ndërsa ajo do të vazhdojë sërish trajtimin në shtëpi. 15-vjeçarja Malala Yousufzai u qëllua në kokë nga afër nga një taliban pse bënte avokatinë e të drejtave të femrave.


Në tetor të vitit të shkuar, talibanët hynë në autobusin e shkollës së saj në Swat, në veri të Pakistanit dhe e qëlluan atë nga afër. Plumbi hyri sipër syrit të djathtë dhe kaloi në nofull, duke i gërvishtur trurin. Mjekët në Pakistan ia hoqën plumbin dhe më pas ajo u dërgua në Angli për trajtim të specializuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori