Sensorë në dhëmbë për të mos ngrënë shumë
Universiteti i Taivanit ka arritur në një rezultat interesant që ndihmon personat që kanë probleme me ushqimin dhe peshën e tepërt.

Sensori do të prezantohet në simpoziumin ndërkombëtar për pajisjet kompjuterike të inkorporuara në trupin e njeriut, “International Symposium on Ëearable Computers”, i cili do të mbahet në shtator në Zyrih, Zvicër, transmeton Star njoftimin.

Pajisja është realizuar nga Universiteti i Taivanit dhe funksioni i tij ka të bëjë me vënien në dijeni të personit që e mban, nëse kalohet masa në ushqim, pije apo cigare

Sensori konsiston në një qark të shkurtër, i cili futet në protezat dentare dhe njeh lëvizjen e nofullave, duke i dërguar menjëherë të dhënat në smartfonin e mjekut. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2013, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori