Sëmundjet që rrezikoni nëse nuk i lani duart pasi zbrisni nga autobuzi
Të gjithë e dimë se prekja e tubave të autobusit është diçka nga e cila duhet të ruhemi sepse atë mund ta kenë prekur edhe persona të tjerë më parë duart e të cilëve mund të kenë qenë të palara, të djersitura apo plot me mikrobe. Higjiena personale është çështja më e rëndësishme, nëse duam të mos prekemi nga sëmundjet e ndryshme ngjitëse.

Higjiena e drejtë dhe e rregullt e duarve është mënyra më e mirë, më e thjeshtë dhe më e lirë e pengimit të rritjes së numrit të sëmundje ve infektive të cilat, në radhë të parë, transmetohen me duar të papastra.

Përse duhen larë duart?
Mikrobet janë kudo, ato mund të spostohen lehtë nga një pikë në një tjetër duke përdorur ujin, objekte, gjallesat dhe grimcat e pluhurit, si një mjet për t’u transportuar, duke u riprodhuar në një shkallë alarmante.

Gjithashtu, këto mikrobe mund të hyjnë në trup kur duart i çojmë në hundë, gojë, sy, edhe pse janë të pa dallueshme me sy të lirë për njeriun. Për më tepër, disa baktere kanë shfaqur edhe një rezistencë të fortë ndaj antibiotikëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme parandalimi i infeksionit duke i larë duart tuaja tërësisht, veçanërisht për personat me një sistem të dobësuar imunitar (një ftohje banale mund të komplikohet në një bronkit kronik).

Kur duhen larë duart:

-Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti (prek ushqimet, i shërben ato.
-Para dhe pas ngrënies.
-Mbas përdorimit të banjës
-Kur kolliteni, teshtini ose shfryni hundën,
-Kur duhet të kujdeseni për një person të sëmurë
-Kur hidhni plehrat Mbas prekjes së flokëve apo lëkurës suaj.
-Mbas prekjes së kafshëve
-Sidomos kur përdor transport publik, autobuzat, etj
A mjafton vetëm uji….
Kujdes…vetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase është shumë i rëndësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara për larjen e duarve.

Këshillat
Por si t’u mësojmë fëmijëve që të lajnë duart? Për rreth 41 për qind të nënave, sekreti qëndron te lidhja mes larjes së tyre dhe një loje. Ndërsa 36 për qind e tyre, sidomos ata që kanë fëmijë më të mëdhenj, zgjedhin shpjegime mbi rëndësinë e një pastërtie korrekte. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori