Sëmundjet që lufton brokoli
Brokoli, është një ndër perimet që njihet për efektet e tij të shëndetshme për organizmin. Në mënyrë të veçantë, brokoli këshillohet t`i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në
heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

Kujdesi për sytë
Kryesisht, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.

Sëmundjet e zemrës
Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta­karoten, acide yndyrore omega­3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën të funksionojë, siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Kanceri
Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës,
sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Anemia
Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi.

ǒrregullimet në stomak
Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak. /albeu.com/


Shtuar më 13/05/2016, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori