Shkëlqen Rrahmani, shqiptari mban në krye Napolin (VIDEO)

Një Napoli i vetëm në krye të Serisë A. Të kaltërit e Spallettit harrojn humbjen në Europa League për të fituar sërish në kampionat, ndeshjen e 7 radhazi e kësaj radhe viktima ishte Fiorentina.

Në “Artemio Franchi”, Napoli fitoi një ndeshje të luftuar ku falë golave të Lozano dhe dardanit Amir Rrahmani triumfuan 2-1. 21 pikë tashmë në renditje për Napolin të cilët e kanë seriozisht këtë vit në rrugën për titull. /albeu.com/


Shtuar 3.10.2021 20:16