Sėmundjet e zemrės, ja disa simptoma
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Hulumtuesit kanė bėrė njė numėr tė madh testimesh, tė cilat kanė zbuluar tė gjitha shenjat e sėmundjeve tė zemrės.
Kėto janė simptoma befasuese qė tregojnė qė me zemrėn tuaj diēka nuk ėshtė nė rregull:

Dhimbja nė fyt

E ndieni thuajse ju shtrėngon muskuli nė zonėn e qafės? Mendoni pėrsėri, veēanėrisht nėse dhimbja nuk ndalet. Pas sulmit nė zemėr, disa pacientėve u kujtohet se si shpesh kanė ndier dhimbje dhe shtangim nė zonėn e qafės. Femrat mė sė shpeshti as qė i ndjejnė simptomat e tilla tė sulmit nė zemėr. Ajo qė kėtė dhimbje e dallon nga tė tjerat ėshtė qė dhimbja pėrhapet nė anėn e majtė tė trupit, dorėn apo supin e majtė.

Disfunskioni erektil

Nėse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, ndoshta vuani nga sėmundjet koronare. Njė hulumtim ka treguar qė meshkujt problemet me ereksionit fillojnė t’i ndjejnė me muaj apo vite para se tė kuptojnė qė kanė probleme me zemrėn. Arteria mund tė ngushtohet ose ngurtėsohet, kėshtu qė penisi nuk furnizohet mjaftueshėm me gjak.

Marramendja, dobėsia ose frymėmarrja e shkurtuar

Mė shumė se 40 pėr qind e femrave nė njė hulumtim kanė deklaruar qė kanė ndier shkurtim tė frymėmarrjes nė ditėt para sulmit nė zemėr. Ndoshta do tė ndiheni thuajse nuk mund tė merrni frymė ose do tė ndieni marramendje. Tė gjitha kėto janė arsye qė ta vizitoni mjekun tuaj. Shkaku i kėtyre simptomave ėshtė arteria e dobėsuar e cila nuk mund tė qarkullojė shumė oksigjen.

Tė pėrziera apo thartėsirė e stomakut

Edhe pse shumica prej nesh pret qė dhimbja e cila ka tė bėjė me sėmundjet e zemrės tė shfaqet nė gjoks, ajo mund tė paraqitet kudo, madje edhe nė zonėn e stomakut. Disa njerėz, veēanėrisht femrat, kėtė dhimbje e pėrjetojnė si thartėsirė tė stomakut. Ērregullimet nė tretje dhe tė pėrzierat mund tė jenė shenja tė hershme tė sulmit nė zemėr. Nė njė hulumtim ėshtė treguar qė femrat dukshėm mė vėshtirė i hetojnė tė pėrzierat dhe ērregullimet tretėse si simptoma tė sėmundjes sė zemrės.

Dhimbjet e nofullės dhe tė veshit

Dhimbja e nofullės mund tė jetė simptoma kryesore e sėmundjeve koronare dhe e sulmit tė ardhshėm tė zemrės. Dhimbja mund tė shtrihet deri te veshi, ndėrsa ndonjėherė mund tė jetė vėshtirė tė pėrcaktohet se nga cila zonė vjen. Kjo ėshtė simptomė, tė cilėn mjekėt kanė filluar ta studiojnė vetėm nė kohėn e fundit, sepse shumė pacientė pas sulmit nė zemėr pohojnė qė dhimbjen nė zonėn e nofullės dhe veshit e kanė ndier ditė ose javė mė herėt.
Shtuar më 28/04/2012, ora 19:34
genta bajrami
e Mërkurë 30 Janar 2013, Ora 23:46
I nderuar mjek une vuaj nga semundja e zemres kam qen ne mjek sme thujn as gjo kam shtrengime ne zemer me reh shumm edhe djersitem cigaren e pi cfar duhet te bej ti shmangi kto semundje ju lutem me ndimoni zotri mjek
Mbreter Mbreter
e Hënë 6 Maj 2013, Ora 10:36
me lini nje numer telefoni ju lutem
klaudia marku
e Dielë 2 Qershor 2013, Ora 22:14
pershendetje z.doktorr !me pare kam patur disa here atak panik i shoqeruar me paralizim te gjymtyreve dhe kjo me ka ndodhur nga stresi i madh qe kisha. shpesh here ndjeja veshtiresi ne frymarrje dhe pastaj behej kronike duke u shoqeruar me atak.kaluan disa kohe qe nuk e kisha kete dhe kohet e fundit filloi te ndjeja nje ngerc ne mes te gjokseve e cila u be me e forte duke me dhene nje therje poshte gjoksit te majte.kjo me behej nje here ne tre dite.dhe kjo gje tani behet dy ose tre here ne dite,kur po shikoj film,kur flas,kur qesh,kur jam normal.kur behem nervoze ose kur dua te flas me dhemb pjesa e kokes siper dhe me dhemb krahu i djathte ose i majti shpesh here.lodhem shpejt dhe shpesh here ne gjendje normale kisha pare rrahjet e zemres te dyshifruara.thjesht dua te saktesoj qe kur kjo therje me kap ne zemer eshte teper e forte dhe smund te marr as fryme.flm per vemendjen tuaj
Blerta Sopi
e Hënë 2 Dhjetor 2013, Ora 21:47
Pershendetje ju kisha pyt un kom pas shum therje tpadurushme tzemres po kom marramendje kom pas dhimbje nfund tveshiit edhe zakonisht dora e majt mmer ni ngjyr tjeter ..Gjithashtu fryma nganjeher mprehet mdoket se shume pak po mar fryme edhe du me vjell qdo mengjes a mundeni me ma kthy shpejt ?
eriola zeneli
e Enjte 11 Shtator 2014, Ora 20:29
Kam rraje zemra shtrgime te forta me djeg ana majt e trupit mare mdesh perzirje cfar duhet. T beje
bukurije arifi
e Hënë 5 Janar 2015, Ora 17:19
Vuaj nga ankthi edhe jam tu perdor terapi te llojllojshme kam ndru shum mjek edhe spo mundem me gjet sherim te plot tash se fundemi kam problem me anen e majt te krarrorit me duket qe me dhemb zemra kaniher ligeshtohem nese ke mundsi doktor ma kthe nje petgjegje tlutem a ka tbaj me zemer diqka a edhte si pom thojn psikiatrat qe e kam nga ankthi pres pergjigjen tuaj flm
Elidon Hoxha
e Premte 6 Shkurt 2015, Ora 20:50
Pershendetje doktor.
Nuk e di nga tja nis pershkrimin tim per shqetesimin qe kam por po them ato detaje qe me duken me te rendesishme dhe per ju per te me dhene nje pergjigje nese eshte e mundur.

Kam disa vite qe vuaj me plot kuptimin e fjales, nga frika e vdekjeve nga infarkti. Kjo sepse ne fakt para 5-6 vitesh kam pasur nje situate te renduar psikologjike gje e cila solli probleme me aritmi ne zemer e per te cilen u kurova asokohe. Shpeshhere gjendem i merzitur dhe me friken per te ardhmen por ajo qe me trishton me se shumti dhe me con deri ne atake paniku eshte kur degjoj per rastet e vdekjeve nga infarkti. Kete e kam vuajtur me se shumti qe ne kohen kur u nda nga jeta i ndjeri Ferdinand Poni nga po e njejtja arsye prej se ciles frikesohem.
Zoti me falte por, degjoj psh per aksidente me te vdekur dhe nuk ndjehem aq keq sa ndjehem per raste te tille. Imagjinoni, edhe per Dr.Florin, ndjes paste, kur u nda nga jeta deri ne momentin qe kam marr vesh qe e pesoi nga drogerat nuk me zihej vend dhe ndjeja shume frike sepse thoja me vete kjo semundje e zemres dhe ky problem po godet dhe ne moshat e reja.
Shpeshhere qe prej afro nje viti duke qene qe nuk jam ndjere mire me eshte dashur ti drejtohem urgjences se QSUT per te bere nje kontroll te shpejshte me shirit zemre por asnje problem, dhe gjitha heret me eshte thene qe e kam nga stresi ose muskulare. Jam vizituar para afro nje viti ne nje klinike te specializuar brenda vendit per probleme kardiake por pervec nje prolapsi nuk kam asnje problemm shyqyr Zotit, edhe pse Dr. ne fjale me ka dhene "nebilet" per te mbrojtur zemren dhe "xanax" kunder stresit & ankthit si kure.
Theksoj qe here pas here ndjej dhimbje neper kraharor e prane zemres, nuk jane dhimbje te forta, por vijne ne forme djegie, pickimesh apo rendese. Ka raste qe e ndjej dhe si alergji, ne kuptimin qe me ngjason si dhimbje a shtrengim por ne fakt sapo leviz rrobat apo me nje ferkim te lehte me largohet. Ka raste qe ne nje situate te caktuar me zor mbushem fryme, me duket sikur po mbytem e rrjedhimisht shtohet dhe ritmi i zemres. Kjo me ndodh zakonisht kur kthehem ne shtepi apo kur jam duke udhetuar me autobuset e linjave brenda Tiranes.

Me thoni ju lutem, ku mund te drejtohem per nje trajtim me te specializuar. Ju faleminderit.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Kosova feston sot 7-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė. Portali Albeu.com uron gjithė shqiptarėt kudo ndodhen

Kosova feston sot 7-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė. Portali Albeu.com uron gjithė shqiptarėt kudo ndodhen