Sekreti dhëmbëve të bardhë
Studiuesit thonë se qumështi madje është edhe më efektiv se zbardhuesit industrialë që ofrohen në formë paste dhëmbësh.

"Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë dhe ndikon në njollosjen e dhëmbëve. Por nëse çajit i shtojmë qumësht, ne ulim menjëherë mundësinë e njollosjes së dhëmbëve", thotë Ava Choë e Universitetit Dentar në Alberta (Kanada).

Çaji përmban tanina, një lëndë me ngjyrë të errët, e cila ngel në dhëmbë. Por kaseina që është proteina kryesore te qumështi, bllokon taninën, duke parandaluar ngjyrosjen e dhëmbëve. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2016, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori