S’do t’a besoni! Produkti jonë i preferuar shkakton kancer
Sheqeri është padyshim i vetmi produkt që nuk mund të mungojë në guzhinën tonë, por mbipërdorimi i tij është shumë i rrezikshëm.

Të konsumosh më pak sheqer do të thotë të fillosh të duash më shumë vetveten: në këtë mënyrë do të shpëtoni lëkurën dhe mëlçinë tuaj.

Është e mundur të eliminohet sheqeri nga ushqimet dhe të ndihesh plot me energji?

Duket e çuditshme por ndodh pikërisht kështu. Jemi duke folur për sheqerin e bardhë (atë të rafinuar) që konsumojmë me tepri (ndonjëherë edhe pa e vënë re) dhe që bëhet një problem për shtimin në peshë por edhe për organizmin.

Të jetosh pa konsumuar sheqer duket e pamundur, por në fakt nuk është kështu.

Sheqeri ju jep energji, a jeni të sigurt?

Nëse flasim për sheqerin e bardhë, e vërteta nuk është aspak kështu: sa më shumë konsumojmë, aq më pak në gjendje do të jetë organizmi për të ruajtur rezervat e energjisë. Dhe ju papritur do të vëreni se niveli i sheqernave do të ulet. Sa më pak sheqer të rafinuar të përdorni aq më shumë energjik do të jeni!

Lëkura, zemra dhe organizmi do t’ju falënderojnë

Eliminimi i sheqernave nga dita juaj ka shumë të mira. Përpos se do t’ju bëjë të bini në peshë, zemra dhe mëlçia do të funksionojnë më mirë, ndërkohë që lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme pasi organizmi do të prodhojë më shumë kolagjen dhe elastinë, shkruan Shije.

Çfarë duhet të eliminoni nga menyja juaj

Për një jetë të shëndetshme është mirë të mos konsumoni sheqerin e bardhë, ushqimet e paketuara, pije të gazuara dhe lëngje të konservuara, mbi të gjitha nëse etiketa tregon se përmbajnë pak fruta dhe shumë sheqer.

Më mirë përdorni ujin që ju pastron dhe hidraton organizmin. Për t’u mësuar me një dietë ‘suger free’ nuk duhet të nguteni, duhen të paktën dy javë. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2017, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori