Sa kohë zgjat efekti i pushimeve përpara se të stresohemi sërish?!
A e dini se disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike për një muaj të tërë e ndonjëherë edhe deri dhjetë muaj më pas?

Nëse gjatë pushimeve ju bëni edhe meditim, përfitimet për shëndetin janë shumë herë më të mëdha. Pjesë e këtij studimi u bënë 94 femra, me moshë 30 – 60 vjeç. Gjysmës së tyre iu kërkua që thjesht të pushonin në një resort në Kaliforni, ndërsa gjysma tjetër mori pjesë në një program që përfshinte joga dhe ushtrime meditimi.

Më pas iu morën kampione gjaku dhe po ashtu iu bënë pyetje rreth mirëqenies para se të niseshin, një muaj pas pushimeve dhe dhjetë muaj pasi ishin kthyer nga pushimet Po ashtu u studiua edhe aktiviteti i rreth 20 mijë gjeneve për të parë nëse do të kishin ndryshime pas pushimeve në resort. Tek të gjitha femrat u vërejtën ndryshime biologjike, të lidhura veçanërisht me përgjigjen ndaj stresit dhe funksioneve imunitare.

Te të dy grupet pati përmirësime edhe në nivel psikologjik një muaj më pas, ndërsa grupi që përveç pushimeve bëri edhe meditim, shfaqi më pak simptoma depresive dhe më pak stres deri edhe dhjetë muaj më pas./albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori