Sa kalori duhet të konsumoni gjatë ditës për të ruajtur një peshë normale?
Në ditët e stme obeziteti dhe kequshqyerja janë kthyer në probleme serioze për popullësinë. Shumica e ushqimeve janë të mbingopura me kalori dhe një pjesë e madhe e njerëzve tejkalojnë sasinë e nevojshmekalorive, duke djegur më pak se sa duhet.

Për parandalimin e obezitetit, mjekët dhe dietologët bëjnë thirrje për reduktimin e kalorive dhe konsumin e ushqimit të shëndetshëm.

Pra sasia e nevojshme e kalorive ditore duhet të jetë 2000 kalori për femrat dhe 2500 për meshkujt. Kjo e konvertuar në 400 kalori për mëngjes, 600 në drekë dhe 600 në darkë. Në momentin që ju konsumoni këto sasi kalorish, jeni në rrugë të drejtë.

E mira është që këto kalori të merren nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme, të cilat nuk shtojnë sasinë e dhjamit në trup duke ju dhënë vetëm energji të nevojshme. Sigurohuni që ti kushtoni rëndësi edhe aktivitetit fizik ku minimalisht duhet të bëni 6000 hapa në ditë.
Shtuar më 11/03/2018, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori