Shpërndante kanabis në lagjet e Kamzës, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili përgatiste dozat e kanabisit në banesë dhe i shpërndante ato në lagjet e Kamzës.

Në kuadër të operacionit “House” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën “Xhorxh Bush”, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e përgatiste atë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante ato, në lagjet e Kamzës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 09:33