Rumania lejon përdorimin e marijuanës
Rumania bëhet vendi i dhjetë i Bashkimit Evropian që lejon përdorimin mjekësor të marijuanës për trajtimin e sëmundjeve si epilepsia, kanceri dhe skleroza e shumëfishtë.
Deri tani, ndalohej zotërimi dhe përdorimi i çdo lloji marihuane.

Megjithatë, dy prej ligjeve mbi substancat narkotike lejojnë përdorimin e disa pjesëve të bimës për arsye mjekësore. Sipas mjekëve, disa pjesë të bimës do të përdoren për lehtësimin e dhimbjeve dhe pakësimin e krizave të rënda të pacientëve.

“Ndryshimet e reja ligjore i japin Agjencisë Farmaceutike mundësinë e miratimit të prodhuesve që dëshirojnë t’i hedhin këto barna në treg",-njoftoi PRO TV Neës. Efikasiteti i këtyre llojeve të barnave është provuar në trajtimin e kancerit për lehtësim dhimbjesh dhe në pakësimin e numrit të krizave në rastet e sklerozës së shumëfishtë dhe epilepsisë. Barnat po testohen për përdorim edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera, si Parkinsoni apo Alzheimer. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori