Ruani fëmijët! Pas "balenës blu" shfaqet loja vdekjeprurëse "Memo"
Pëlqej
Pas fenomenit "Balena blu", një tjetër lojë vdekjeprurëse po përhapet me shpejtësi.

Kjo lojë luhet nëpërmjet WhatsApp pasi kontaktohet nga vetë administratorët.

Së pari, përdoruesit janë sfiduar të kontaktojnë 'Momo' duke dërguar mesazhe në një numër të panjohur.

Pas kësaj ata kërcënohen me imazhe të frikshme dhe të dhunshme. Loja virale është e lidhur me imazhin shqetësues të një gruaje me tipare groteske.

Dyshohet se një vajze 12-vjeçare në Argjentinë ka kryer vetëvrasje për shkak të kësaj loje.

Loja është raportuar në disa vende anembanë botës, përfshirë Argjentinën, Meksikën, Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Gjermaninë, ndonëse deri më tani duket se është më e përhapur në Amerikën Latine.

Askush nuk e di saktësisht se ku e ka origjinën Momo ose kush është prapa lojës shqetësues, ndonëse deri më tani është lidhur me të paktën shtatë numra telefoni duke filluar me kodet nga Japonia dhe vende të shumta në të gjithë Amerikën Latine, sipas BBC. /albeu.com/


Shtuar më 02/08/2018, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori