Rrushi ju forcon dhëmbët
Pëlqej
Shkencëtarët kanë zbuluar se farat e rrushit ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe luftën ndaj kavitetit.

Ekspertët e Universitetit të Ilinoisit, në Chicago College thonë se mund të përforcohet mbushja e dhëmbëve. Ky studim thonë ata, mund ti japë njerëzve shansin që ti mbajnë dhëmbët e shëndoshë.

Studimi i ri thotë se ekstrakti, që përdorte për verën e kuqe, rrit fortësinë e dentinit, i cili përbëhet nga shumica e indeve të kalcifikuara ekstracelular të dhëmbëve, duke formuar shtresën mes smaltit.

“Dentini përbëhet më shumë nga kolagjeni, proteina kryesore strukturore e lëkurës dhe indeve të tjera lidhëse”, thotë dr. Bedran-Russon, i cili publikoi gjetjet e studimit në Journal of Dental Research.

Ai thotë se kjo mund të realizohet në formën e rëshirës në hapësirat mes dhëmbëve, të cilat janë pjesët më të prekura të kavitetit.
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori