Aksident në Librazhd, trajleri përplaset me makinën

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ku një makinë është përplasur me një trajler.

Mësohet se nuk ka dëme në njerëz. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë ndërsa ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Nga ana tjetër aksidenti ka shkaktuar edhe radhë të gjata makinash pasi njëri aks është bllokuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 20.02.2020 14:18