Alibeaj: Palës së Berishës do i jepet mundësia për presidentin e ri

Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se mbledhja e nesërme nuk është e Këshillit Kombëtar të PD, por të një institucioni paralel, që synon ndarjen e demokratëve.

“Këshilli Kombëtar i PD nuk kanë mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real”, tha Alibeaj.

Presidenti i ri

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se pjesëmarrja e 22 deputetëve në mbledhje, nuk është një braktisje, por sqaroi motivet. Ai shtoi se edhe palës së Berishës do i jepet mundësia që të shprehin mendimin e tyre për presidentin e ri

“36 deputet numëron grupi i PD, megjithatë edhe pse disa deputetë kishin impenjime të reja, por për interesin tuaj edhe për deputetët e tjerë, do t’iu ofrohet që të shprehin opinionin e tyre të shkruar për çështjet që u diskutuan sot”, tha Alibeaj. /albeu.com/


Shtuar 5.05.2022 19:35