Rrisni imunitetin dhe eliminiminoni elementët e këqij nga organizmi
Pëlqej
Zhytja e shputave në ujë të ngrohtë, në të cilin patjetër duhet të shkrihen 100 g kripë, mbajtja e kripës së ngrohtë (në qese, të ngrohur në furrë apo në mikrovalë) nën kërthizë dhe (ose) nga pjesa e pasme, rreth unazës së dytë lumbale (pika Mingmen), gjithashtu do të veprojë shumë mirë në ngritjen e gjithë sistemit.

Për të penguar shpenzimin e energjisë nëpërmjet të menduarit të tepërt dhe stresit, mundemi të aplikojnë ritualin e thjeshtë, i cili nuk zgjat më shumë se 5-6 minuta në ditë: tri herë gjatë ditës (në mëngjes para zgjimit, në drekë dhe në mbrëmje para gjumit) uluni në skajin e karriges, apo krevatit, drejtoni shpinën, mbyllni sytë dhe numëroni 30 marrje të lehta fryme në vazhdimësi dhe 30 nxjerrje fryme të përqendruara në përcjellje të frymëmarrjes.

Megjithatë, nëse ndodh që të sëmureni, rekomandohet ngrënie e zvogëluar e ushqimit (posaçërisht ushqimit të rëndë dhe me erëza), ndërsa preferohen supat shumë të ziera të mishit të pulës, uji i ngrohtë me xhenxhefil të freskët, me mentë dhe limon të freskët.

Masazhi i shuplakave dhe i shputave (më së paku 20-30 minuta), me përqendrim në pikat e ndjeshme, do të jetë shumë i dobishëm për eliminimin e shpejtë të patogjeneve nga trupi.

Mos e nënvlerësoni, as mos mendoni fare, vetëm zbatoni këto këshilla! /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori